21.1 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Buy now

spot_img

Rikthehet vera në vjeshtë, ky është parashikimi i motit për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot i kthjellët dhe me diell.

IHMK ka njoftuar gjatë këtyre pesë ditëve temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 6 gradë celsius kurse ato maksimale nga 19 deri në 26 gradë celsius.

Njoftimi i plotë i IHMK-së, pa ndërhyrje:

Të hënën. Situatë e ngjashme meteorologjike do të  vazhdoj edhe gjatë ditë së hënë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.

Të martën. Mot i ngjashëm, vetëm se parashihen më shumë vranësira të ulëta deri mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius.

Të mërkurën. Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Në vlerat e temperaturave minimale parashihen rritje të lehta, ndërsa në maksimale, parashihen ulje për 1-3 gradë Celsius. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Të enjten. Mot kryesisht i ngjashëm, gjithashtu edhe në parametrat kryesor nuk parashihen ndryshime të ndjeshme. Minimalet ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Të premten.  Edhe dita e premte parashihet të ketë mot kryesisht të qetë, me pak vranësira të ulëta deri mesatare, por në vlerat e temperaturave ekstreme nuk parashihet të ketë luhatje të theksuara, ato parashihen të jenë konstante me ditën e enjte. Sa i përket parametrit të erës, do ta mbajë drejtimin e verilindjes e herë-herë edhe të juglindjes, e lehtë deri mesatare.

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit. /Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img