14 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Buy now

spot_img

Rikthehet linja ajrore, Prishtinë-Zagreb-Prishtinë

Përfaqësuesit e “MyWings Aviation” nga Kosova , Gafur Aliu dhe Gazmend Vatovci se bashku me përfaqësuesit e Avio Kompanisë “Trade Air” nga Kroacia, Marko Cvijin dhe Drazhen Sakiq u takuan me Ministrin e Transportit të Kroacisë, Oleg Butko dhe biseduan për fillimin e linjes ajrore Prishtinë- Zagreb- Prishtinë tri herë në javë.

Ministri kroat shprehu interesim dhe gatishmëri për përkrahje të fuqishme të këtij projekti, për fillimin e linjes ajrore në mes dy vendeve dhe njëkohësisht biseduan edhe me Drejtorin e Aeroportit të Zagrebit i cili po ashtu shprehu gatishmërinë për përkrahje maksimale.

Për këtë është njoftuar edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviqi cili e vlerësoi si një hap shumë të rëndësishëm fillimin e linjes ajrore Prishtinë Zagreb dhe anasjelltas si një urë lidhëse mes dy shteteve e cila do të këtë ndikim pozitiv si në fushën e turizmit ashtu edhe në ekonimitë e 2 vendeve në përgjithesi duke ofruar mundësi më të mira udhëtimi për të dy vendet.

Një kontribut të veçantë në hapjen e kësaj linje ka dhënë edhe deputetja shqiptare në Parlamentin Kroat Elmina Lekaj Perlaskaj.

Linja e lartëpërmendur do të operohet me Avion Airbus 319 i cili është i emëruar Nënë Tereza.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img