14.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Rikthehet Liga e Kampionëve: Arsenali kërkon përmbysjen ndaj Portos, Barcelona dhe Napoli duelojnë për çerekfinalen

Sot rikthehet Liga e Kampionëve, ku në program do të jenë dy duele kthyese mjaft interesante.

Arsenali pret në Emirates skuadrën e Portos, ku do të kërkojë përmbysjen nga ndeshja e parë në Portugali.

Skuadra portugeze i mposhti londinezët në ndeshjen e parë me rezultat minimal 1-0, falë një goli të Galenos në minutën e fundit të kohës shtesë, shkruan Sinjali Sporti.

Dueli tjetër interesant është ai mes Barcelonës dhe Napolit.

Dueli i parë në Itali përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Robert Lewandowski hapi llogarinë e ndeshjes me një gol në minutën e 60-të, por vendasit barazuan më pas me anë të sulmuesit Victor Osimhen duke shënuar në minutën e 75-të, për të lënë gjithçka hapur për sfidën ktheyse.

Të dyja duelet fillojnë nga ora 21:00.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img