23.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Rikthehen Lewandowski dhe Gavi, Xavi zbulon listën me të ftuarit për ndeshjen e nesërme

Barcelona nesër (e diel) do të zhvillojë ndeshjen e javës së 25-të në La Liga, kundër Athletic Bilbaos.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “San Mames”, nga ora 21:00.

Katalunasit do të kërkojnë të “kundërpërgjigjen” pas fitores së sotme të Real Madridit, për të mbajtur diferencën e pikëve sa më shumë që të jetë e mundur.

Barcelona prin në tabelë me 62 pikë, gjashtë më shumë se kampioni në fuqi i Spanjës.

Trajneri Xavi ka bërë dy ndryshime në listën e futbollistëve të ftuar. Gavi është rikthyer nga suspendimi, si dhe Robert Lewandowski nga lëndimi. Të dy janë ftuar për përballjen me “Los Che”.

Lewandowski ka munguar në dy ndeshjet e fundit për shkak të një lëndimi.

Rikthimi i sulmuesit polak mund të nënkuptojë që Ansu Fati të rikthehet në stolin e zëvendësuesve.

Ousmane Dembele dhe Pedri vazhdojnë të mungojnë shkaku i lëndimëve, kurse Ronald Araujo do të mungojë nesër shkaku i suspendimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img