27.8 C
Pristina
Sunday, June 16, 2024

Buy now

spot_img

Rezoluta e OKB-së për Srebrenicën, ambasada e ShBA-së: E mbështesim me krenari

Ambasada e Shteteve të bashkuara të Amerikës në Sarajavë ka reaguar pasi Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e miratoi rezolutën e cila cakton 11 Korrikun Ditë Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Vitit 1995 në Srebrenicë, që do të shënohet çdo vit.

Ambasada në reagim thotë se me krenari e mbështesin këtë rezolutë.

“Mohimi i përsëritur i gjenocidit të Srebrenicës e bën përkujtimin ndërkombëtar të ngjarjeve të vitit 1995 edhe më të rëndësishëm dhe urgjent”, thuhet në reagimin e ambasadës.

” Rezoluta nënvizon se gjenocidi ndodhi në dhe rreth Srebrenicës në korrik 1995, një fakt i padiskutueshëm i vendosur nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe një numër i madh provash mjeko-ligjore”, vazhdon tutje reagimi i ambasadës 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img