14.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Buy now

spot_img

Rezidencë, vetura, villa – pasuria milionëshe e Përparim Ramës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2022 në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Rama gëzon pasuri të majme, sipas të dhënave të publikuar nga kjo agjenci.

Vetëm te pasuritë e paluajtshme, Rama ka deklaruar dy rezidenca, vlera e të cilave kap shifrën mbi pesë milionë euro. Gjithashtu, ai posedon edhe tri shtëpi, një banesë, një villë e po ashtu edhe një objekt biznesi, vlera e të cilit arrin afro 1 milion.

Të pasuria e luajtshme, Rama njofton se ka 4 milionë euro koleksion të pikturave, një veturë Tesla, çmimi i të cilës është mbi 85 mijë euro, dhe po ashtu një veturë tjetër të tipit BMW, e cila kushton 7 mijë euro.

Gjithashtu, ai posedon edhe disa aksione në 11 shoqëri komerciale, në Kosovë dhe në Angli.

Kreu i Prishtinës, posedon para të gatshme rreth 40 mijë euro, disa prej tyre të ruajtuara në institucionet financiare në Londër e disa në Prishtinë.

Gjeni të plotë deklarimin e pasurisë nga Rama duke klikuar KËTU.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img