15.1 C
Pristina
Friday, October 11, 2024

Buy now

spot_img

Rënia e çmimit të naftës do të vazhdojë

 
Nga ana tjetër, kreu i strategjisë së mallrave në “ING group”, Hamza Khan, kujtoi se çmimet e naftës nga 28 dollarë për fuçi në janar të vitit 2016 u ngritën në një mesatare prej 50 dollarë në qershor, për të shtuar se trendi i tanishëm shënon ulje.
Çmimi i naftës së papërpunuar e tipit Brent pritet të bie në 40 dollarë për fuçi si pasojë e mungesës së faktorëve pozitiv të cilët do të kontribuonin në rritjen e tij në një periudhë afatshkurtër, deklaroi të mërkurën analisti i lartë në operatorin kryesues ndërkombëtar të tregut “Nordea Markets” Thina Margrethe Saltvedt.
Në një deklaratë për Anadolu Agency, Saltvedt tha se çmimet e naftës po përballen me një presion të diktuar nga rritja e dobët globale dhe nga shtimi i rreziqeve gjeopolitike.
Sipas parashikimeve të cilat ajo i jep, çmimet e naftës nuk do të shënojnë nivelin e lartë rekord në një të ardhme të afërt si pasojë ne rezervave të mëdha të naftës të cilat diktojnë çmimet.
Nga ana tjetër, kreu i strategjisë së mallrave në “ING group”, Hamza Khan, kujtoi se çmimet e naftës nga 28 dollarë për fuçi në janar të vitit 2016 u ngritën në një mesatare prej 50 dollarë në qershor, për të shtuar se trendi i tanishëm shënon ulje.
Ai sqaroi se çmimi i naftës mund ta përmbyllë vitin 2016 në 40 dollarë, që më vonë gjatë vitit 2017 të rritet në 45 dhe në vitin 2018 në 50 dollarë për një fuçi. Khan nënvizoi se çmimet e ulta të naftës mund të shkaktojnë pasiguri në tregjet e mallit.
Çmimet e naftës ranë në 42 dollarë për fuçi në fund të korrikut për shkak të rezervave të larta në tregjet globale si dhe nga forcimi i dollarit të SHBA-ve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img