14.1 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Rënia e çatisë së objektit komunal, Gjykata merr vendim për zyrtarin e komunës dhe atë të kompanisë

Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim lidhur me dy të ndaluarit lidhur me rastin e rënies së çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës, ku mbeti e lënduar një 23-vjeçare.

Ndaj zyrtarit të Komunës, Gjykata ka vendosur për caktimin e masës Ndalim për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar. Në rast se nuk e respekton këtë masë, atëherë i zëvendësohet me paraburgim, raporton Express.

“…të pandehurit Y.J i caktohet masa e Ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar, ashtu që të pandehurit Y.J i ndalohet qasja në zyret e Komunës së Prishtinës si dhe kontakti me kolegë e tij të punës. Kjo masë, sipas këtij aktvendimi, do të zgjasë nga data 22.01.2024 deri me datë 21.02.2024 dhe në rast të mosrespektimit të kësaj mase nga I pandehuri Y.J, të njëjtit do t’i zëvendësohet kjo masë me masën e paraburgimit”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Ndërkohë, përgjegjësit të Kompanisë punuese për vend punishten, i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img