14.7 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Buy now

spot_img

Rënia e çatisë, Pacolli: Thelbësore që ndërtuesi të ndërtojë pa kompromis për cilësi

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar në lidhje me rastin e sotëm, ku u rrëzua çatia e objektit të ri të Komunës së Prishtinës.

Pacolli përmes një postimi në Facebook është shprehur se ndërtimi duhet të jetë një proces i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm.

Ai gjithashtu ka thënë se është thelbësore që ndërtuesi të ndërtojë pa kompromis për cilësi.

“Ndërtimi nuk duhet të jetë vetëm një akt i ndonjë veprimi, por një proces i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm që duhet të zbatohet nga njerëz profesionistë, me përvojë dhe kompetent”.

“Është thelbësore që ndërtuesi të ndërtojë pa kompromis për cilësi, vetëm duke respektuar standardet, normat, kriteret dhe udhëzimet e industrisë. Edhe sa çati duhet të rrëzohen derisa të kuptojmë se duke neglizhuar kriteret e ndërtimit po rrezikojmë jetën e njerëzve”, ka shkruar Pacolli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img