21.5 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Regjistrimi i popullsisë, ASK: Deri më tani janë regjistruar mbi 530,000 dhe mbi 36% e objekteve

Agjencia e Statistikave të Kosovës në konferencen për media ka folur rreth ecurisë së Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë, shkruan PrishtinaPress. 

Të njejtit dhanë detaje që deri më tani janë regjistruar mbi 530,000 dhe mbi 36% e objekteve.

Drejtuesi i ASK-së, Avni Kastrati thotë që procesi po shkon sipas planit deri më tani, shkruan PrishtinaPress.

“Nuk ka sfida madhore në terren, stafi është stabilizuar, mesatarja e intervistave ditore momentalisht është 7. Të gjitha zonat, komunitetet, duke marrë parasysh dhe komunitetin serb, është duke marrë pjesë në regjistrim. Ka interesim të shtuar të mërgates, deri tani janë regjistruar mbi180,000 bashkadhetar, mbi 50,000 prej tyre janë regjistruar nga platforma E-kosova”, njofton Kastrati.

Kastrati beson qe procesi i Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë do të përfundojë në kohën e paraparë, 17 Maj./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img