22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Real Madridi del me komunikatë zyrtare për rastin Barcelona – Negreira

Është mbajtur takimi urgjent i bordit të drejtorëve te gjiganti spanjoll Real Madrid.

Ky takim është thirrur nga presidenti i Los Blancos, Florentino Perez për të biseduar për akuzat që janë ngritur ndaj Barcelonës nga prokuroria e vendit.

Barcelona po akuzohet se ka paguar mbi shtatë milionë euro Negreiran për tri vite radhazi dhe ka shqetësime edhe nga klubet e tjera.

Los Blancos pas përfundimit të takimit kanë lëshuar një deklaratë zyrtare ku kanë shprehur shqetësimin e thellë për faktet e publikuara, derisa kanë deklaruar se kanë besimin e plotë në veprimin e drejtësisë.

 

Real Madridi ka konfirmuar se do të paraqitet në çështjen Negreira-Barcelona sapo gjyqtari të vendosë ta çojë çështjen përpara.

“Bordi i Drejtorëve të Real Madrid CF, në mbledhjen e mbajtur sot, mësoi për akuzat e rënda të Prokurorisë së Barcelonës ndaj FC Barcelona, ​​dy presidentëve të saj, Josep María Bartomeu dhe Sandro Rosell dhe ish-drejtorëve Albert Soler dhe Óscar Grau, mbi bazën e krimeve të mundshme, ndër të tjera, të korrupsionit në fushën sportive, në kuadrin e marrëdhënieve të vendosura nga ky klub me ish-zëvendëspresidentin e Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, José María Enríquez Negreira”.

“Real Madrid shpreh shqetësimin e tij të thellë për seriozitetin e fakteve dhe rithekson besimin e tij të plotë në veprimin e drejtësisë dhe ka rënë dakord që, në mbrojtje të interesave të tij legjitime, do të paraqitet në procedurë sapo gjyqtari t’ua hapë palëve të dëmtuara”, thuhet në komunikatën zyrtare të Los Blancos

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img