20.3 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

Reagon polici i Kosovës që u suspendua pasi u ankua që s’kanë shujta ndërkohë deputetëve u paguhet edhe nafta

Publikimi i shpenzimeve të deputetëve të Kuvendit për naftë, ka nxitur një reagim masiv të shoqërisë. Kritikë për shpenzimet e mëdha të deputetëve për naftë ka bërë edhe polici i Kosovës, Amir Hoxha. Teksa ka kritikuar, Hoxha ka përmendur faktin se si policët nuk janë duke i marr shtesat as për punë jashtë orarit e as për shujta. Kjo kritikë publike, Hoxhës i ka kushtuar me suspendim prej 3 ditësh.

Hoxha tha se sipas arsyetimit për suspendim, ai ka kryer shkelje të rëndë disiplinore me kritikat ndaj mospagesës së shujtave ndaj zyrtarëve policorë.

“Sapo mora njoftimin per suspendim të përkohshëm  timin në afat prej 3 ditesh lidhur me një postim qe e kam bërë me datën 04.02.2022 ne lidhje me pakënaqësinë time per mospagesën e shujtave për policët ne kryerje të detyrës e qe ligjërisht na takojnë . Suspendimi vjen me pretekstin se unë kam  kryer veper penale apo  shkelje të rëndë disciplinore ,  e që me sa dij unë me njohurinë  time si jurist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës  ” fjala e lire apo shprehja e nje paknaqesie e cila eshte e bazuar ne ligj” nuk paraqet vepër  penale”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”. 

Postimi i plotë:

Miq të nderuar:

Sapo mora njoftimin per suspendim të përkohshëm  timin në afat prej 3 ditesh lidhur me një postim qe e kam bërë me datën 04.02.2022 ne lidhje me pakënaqësinë time per mospagesën e shujtave për policët ne kryerje të detyrës e qe ligjërisht na takojnë .

Suspendimi vjen me pretekstin se unë kam  kryer veper penale apo  shkelje të rëndë disciplinore ,  e që me sa dij unë me njohurinë  time si jurist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës  ” fjala e lire apo shprehja e nje paknaqesie e cila eshte e bazuar ne ligj” nuk paraqet vepër  penale .

Edhe njëherë e potencoj se qëndroj prapa fjales sime me ndergjegje  dhe me pergjegjësi  të plotë prapa postimit tim ne lidhje me diskriminimin e kundërligjshêm  që po na behet në pagë, qe per kete edhe kam bere padi ne Gjykaten themelore .

Deri sot te pakten kam besuar se jetoj ne nje vend demokratik , dhe se fjala e lire  mbrohet  dhe ruhet si vlerë dhe se vetëm ne regjimet autokratike totalitare sanksionohet me ligj , që shkel masovisht drejtat themelore të individit në veqanti dhe shoqërisë ne përgjithësi .

Mirepo ne kete pike paskna gabuar sepse Pushteti  atëherë kur po u lëkundkan   interesat e veta elektorale po i goditka edhe instrumentet e veta qe vet i perdor per ruajtjen e qenësisë se po atij pushteti .

Kërkesat e mija  të ligjshme  do ti adresoj në të gjitha institucionet ligjore që mbrojne te drejtat dhe liritë  themelore të njeriut duke i përfshi  gjykatat , ombuspersonin si dhe  organizatat që merren për mbrojtjen e drejtave dhe lirive themelore të njeriut .

Me respekt Zyrtari Policorë nën masen e suspendimit :

Amir Hoxha # 9799

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img