22.5 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Buy now

spot_img

Reagon AAK: Kryeministrin e kemi rrenc e kokëbosh

Këshilltari i Ramush Haradinajt, Avni Arifi ka reaguar ndaj akuzave të Kryeministrit, duke e quajtur Shefin e Qeverisë rrenc e kokëbosh.
Ka thënë se Isa Mustafa kishte gënjyer kur kishte deklaruar se nuk do të shkonte në Bruksel pa iu lejuar qytetarëve liberalizimi i vizave.
“Vitin e kaluar ky Kryeministri Rrenc që ka Kosova ka pas premtuar se sdo të shkoj në Bruksel pa u dhanë qytetarëve të tij vizat. U pa kush ishte kokëbosh. Kryeministër shkove ti si kokëbosh në Bruksel dhe si “bela Lala”. Isë e ke nisë me rrena”, ka shkruar ai.
Arifi u është përgjigjur akuzave të Kryetarit të LDK’së për haraç e reket.
“Kur po flet per haraq e kazino shtrëngoje rrenën pak ma shumë se kurgjo tjetër stë ka mbetë. Kryeministër Rrenc. Për punësim e ekonomi atë që ta thamë ne shumë ma ashpër ta tha Komisioni Europian tri javë më parë por atyre ju palove. Sepse je “bella Lala”, ka shkruar Arifi.
Ndërkohë, Isa Mustafa, gjatë ditës, i ka quajtur zyrtarët e AAK’së banditë, bosë të reketit e kazinove kur u është përgjigjur akuzave se është shndërruar në Shef të Makinerisë së Rrenave.
Kryeministri ka thënë se vendi ka filluar të frymojë lirshëm prej reketuesve e banditëve prandaj po ka zvogëlim të papunësisë e rritje ekonomike.
“Kokëboshëve e banditëve mund tu pengojë progresi i Kosovës. Sa më shumë që kemi progres aq më pak do të ketë hapësirë për mashtrues që vjelin të varfërit. Vendi ka filluar të frymoj lirshëm nga bosët e kazinove dhe reketit, nga sekserët dhe ryshfeti. Prandaj ka zhvillim!”, ka reaguar Mustafa.
Para reagimit të Kryeministrit, Partia e Ramush Haradinaj ka zgjedhur të krahasojë Isa Mustafën me Shefin e Makinerisë së rrenave. Këtë epitet ia ka dhënë Avni Arifi, Këshilltar i Ramush Haradinajt dhe Kryetar i Degës së kësaj partie në Prishtinë, shkruan Express.
Duke komentuar deklarimet e Kryeministrit se në Kosovë ka rritje ekonomike, Arifi ka thënë se Isa Mustafa s’po duket si Kryeministër por po merr role tjera, transmeton Express.
“Kur flet Isa Mustafa për rritje ekonomike dhe zvogëlim të papunsisë krijon bindje se është shef i Makinerisë së Rrenave e jo Kryeministër”, ka reaguar Arifi.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se trendi i uljes së papunësisë në Kosovë ka ardhur si rezultat i rritjes ekonomike.
“Shkalla e papunësisë në Kosovë, 26.2%. Më e ulëta në pesë vitet e fundit. Janë këto rezultate të dala nga Anketa e Fuqisë Punëtore, për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, të kryer nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, i kumtuar nga ministri Abrashi”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img