19.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Rasti Dehari, ministrja Haxhiu zbulon arsyet që çuan deri në shkarkimin e kryeinspektorit Ylber Topalli

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka zbuluar arsyet që çuan deri te shkarkimi i Ylber Topallit, nga pozita e kryeinspektorit në këtë ministri.

Haxhiu tha se arsyeja e parë ka qenë fakti se Topalli i mori pamjet e kamerave të burgut të Prizrenit, para Policisë së Kosovës, gjë kjo që ministrja deklaroi se është e ndaluar me ligj, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Ndërsa arsyeja e dytë, sipas Haxhiut, ka të bëjë me nënshkrimin e dy raporteve nga Topalli, ku në njërin thuhej se po inspektohej për vdekje, ndërsa në tjetrin për vrasje.

“Dje është shkarkuar edhe kryeinspektori Topalli, përveç që kishte marrë kamerat para policisë, kishte nënshkruar dy raporte brenda një kohe të shkurtër, ku në njërin thuhej se po bëhej inspektim për vetëvrasjen e Astrit Deharit, dhe në tjetrin për vdekjen. Ai e ka mohuar që njëri prej raporteve është nënshkruar nga ai. Kjo është shkelje, ne nuk mundemi ta verifikojmë nënshkrimin por e kemi parë që është nënshkrimi i njëjtë si në dokumentin tjetër”, ka thënë ajo në RTV Dukagjini. /Reporteri.net/.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img