0.2 C
Pristina
Saturday, December 14, 2024

Buy now

spot_img

Rashiti: Në takimin me ambasadorët nuk është folur për zgjedhje të parakohshme

Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika, Naim Rashiti, në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ka folur për prapaskenat e takimit të sotëm të liderëve.
“Ishte shumë konstruktiv dhe kishte diskutime serioze. Natyrisht që partitë kanë mbrojtur qëllimet e tyre, megjithatë edhe kanë ofruar ide”, deklaroi Rashiti.
Ai po ashtu edhe është shprehur i kënaqur me mënyrën e organizimit të takimit.

“Nuk ka qenë e lehtë të organizohet, por mënyra se si është dialoguar ka qenë shumë e mirë dhe jam i kënaqur. Kishte një pajtim dhe vullnet për t’u diskutuar nga të gjitha subjektet. Kësaj radhe i është bashkangjjitur edhe Lëvizja vetëvendosje”, tha ai.
Rashiti këtë e vlerësoi si një hap të rëndësishëm, duke e cilësuar edhe si një fillim të mirë.
“Ky është një proces i përgatitur mirë që do të zgjasë gjatë, mirëpo që në fund të kemi një kulturë dialogu në të gjitha temat e vështira në politikë-bërje. Synimi është i thjeshte: krijimi i një politikë-bërjeje në Kosovë, një dinamikë më të përshpejtuar për vitet e ardhshme”.
“Çështjet kryesore janë reforma e legjislativit, çështjet që kërkojnë konsensus e deri tek zgjedhjet. Nuk është folur për zgjedhje të parakohshme, edhe pse ka pasur kërkesë vazhdimisht nga opozita”, deklaroi ai.
Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika, mes tjerash sqaroi edhe detaje për rolin e ambasadorëvë gjatë takimit:
“Ambasadorët në këto takime janë në rolin e vëzhguesit. Nuk ndërhyjnë në komunikim. Ata kanë mbështetur idenë e një dialogu ndërshtetëror, mirëpo nuk do të ndërmjetësojnë”, përfundoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img