18 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

Buy now

spot_img

Rashica zbarkon në Stamboll: Jam i lumtur që jam këtu

Milot Rashica ka zbarkuar në Stamboll dhe brenda ditës së sotme pritet të bëhet edhe zyrtarisht futbollist i ri i Besiktasit.

Ylli kosovar është pritur si hero dhe me brohoritje nga disa tifozë të klubit Bardhezi, ndërsa i ka thënë edhe fjalët e para nga aeroporti Ataturk, ndonëse ende nuk është finalizuar transferimi i tij në Besiktas.

“Jam mjaft i lumtur. Jam mjaft i ngazëlluar që jam këtu”, deklaroi përfaqësuesi kosovar.

Mediat turke mësojnë se Besiktasi do t’i paguajë 5 milionë euro për kartonin e futbollistit vushtrrias.

Ndonëse pritej që 27 vjeçari të përfundojë në Galatasaray, ku e kaloi një sezon fantastik në formë huazimi, rivali i Galatës u tregua më i shkathtë dhe e bëri të vetin ish-futbollistin e Vitesses dhe të Werder Bremenit.

Rashica i dha fund eksperiencës në Norwich City dhe pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin turk, deri në qershor 2027, ndërsa pritet të paguhet 2 milionë euro në vit.

Miloti i kishte zhvilluar 30 ndeshje në Trendyol Super League dhe në Kupën e Turqisë në edicionin e kaluar duke i shënuar 6 gola dhe duke i bërë 7 asistime.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img