15.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Ramush Haradinaj përkujton heroin Sadri Zeneli

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar heroin Sadri Zeneli në përvjetorin e rënies.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Sadri Zeneli ishte i pari në rezistencë dhe i pari në aksione.

“Nderojmë sot rënien heroike të bashkëluftëtarit Sadri Zeneli. Ai ishte ndër të parët në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Mësues, prijës popullor, komandant lufte. I pari në rezistencë kundër okupimit, e i pari në aksione”, ka shkruar i pari i AAK-së.

Haradinaj po ashtu ka kujtuar Arben Mehmetaj, Bajrush Mehmetaj, Ramë Mehmetaj, Lan Rexhaj, Islam Ademaj, Ali Rama dhe Fitim Rexha në 24-vjetorin e rënies.

“Jabllanica e Gjakovës i dha luftës çlirimtare, disa prej luftëtarëve e komandantëve më të zotë, që i dhanë kahje fatit të shumë betejave kundër armikut. Në 24-vjetorin e rënies, kujtojmë gjithashtu bashkëluftëtarët që ranë, Arben Mehmetaj, Bajrush Mehmetaj, Ramë Mehmetaj, Lan Rexhaj, Islam Ademaj, Ali Rama dhe Fitim Rexha. Lavdi e përjetshme!”, ka përfunduar Haradinaj./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img