14.1 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Ramiz Lladrovci kallëzon se a mban armë me vete

Kandidati i Partisë Demokrate të Kosovës për Drenasin, Ramiz Lladrovci e ka pranuar se mban armë.

Ai tha se posedon armë me leje, teksa ato pa leje tha se i kanë dorëzuar menjëherë pas luftës.

“Po sigurisht që i kam. Unë po flas për armë me leje, ato pa leje i kemi dorëzuar pas luftës”, ka thënë ai.

Lladrovci pohoi se i ka në posedim tri armë.

“Unë i kam tri armë me leje që i përdori. Dy i kam për gjueti dhe një e kam armë që e barti me veti. Në gjueti dal dimrit”, deklaroi Lladrovci për T7.

Ai u pyet edhe se sa është i mirë në shenjestrimin me armë.

“Ma i dobëti në familje jam”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img