9 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Buy now

spot_img

Ramiz Lladrovci foli edhe me Rexhep Selimin në telefon, flet për një moment qesharak

Kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci nuk arriti të bëhet kryetar i Drenasit në raundin e parë, por beson fuqishëm në balotazh do të mposht kundërkandidatin e tij, Driton Ajazi.

Lladrovci në një intervistë për Reporterin ka dhënë detaje nga biseda që zhvilloi ditë më parë me Hashim Thaçin e Rexhep Selimin të cilët gjenden në Hagë.

Pas bisedës me Thaçin në telefon, Lladrovci thotë që ish-presidenti i Kosovës i ka thënë se edhe dikush po dëshiron ta përshëndesë në telefon.

“Pastaj, më tha “Ramiz, qe edhe dikush do me të përshëndet në telefon”. Së pari mendova se po bisedoj me mikun tim, Kadri Veseli, iu drejtova “alo Kryetar”, Rexha me të qeshura ma priti, “ma kadale, Rexha jam, Rexha o Ramiz”, i kërkova falje, e përshëndeta dhe urova të ketë shëndet.Tema ishte e njëjtë, urimi që lirimi i tij dhe shokëve tjerë të bëhet sa më parë”, ka treguar Lladrovci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img