18.7 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Rama thirrje Vuçiqit: Lejoni të kalojnë kamionët nga Kosova, që janë bllokuar në kufirin e Serbisë

Përmes një postimi në Twitter kryeministri Rama i ka shkruar presidentit serb Aleksandar Vuçiq ne lidhje me bllokimin e kamionëve me mallra nga Kosova në kufirin e Serbisë.

Rama shkruan se linja e gjelbër s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, dhe se kjo luftë duhet fituar së bashku.

Rama i kërkon Vuçiqit që të ngrejë traun duke dhënë një shembull solidariteti në rajon për të fituar luftën nga coronavirusit.

“Prej 24h kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! #LinjaeGjelbërt në rajon s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi!!

Vetëm përmes solidaritetit pa kufi e kompasionit si njerëz të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e duhet të fitojmë! Ju lutem z.President ngrijeni traun për kamionët e le ta bëjmë rajonin tonë shembullin rrezatues të #Solidaritetit kaq të nevojshëm për ta fituar luftën“, ka shkruar Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img