11.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Rama takohet me Vuçiqin e Kovaçevskin në Itali në kuadër të “Ballkanit të Hapur”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevskin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të nismës së “Ballkanit të Hapur”.

Ky takim mes tyre do të zhvillohet gjatë një vizite dyditore në Veronë të Italisë, shkruan RTS.

Pas takimit, ata do të vizitojnë Panairin Ndërkombëtar të Verës “VinItaly 2023” në Verona dhe së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, do të vizitojnë stendën e përbashkët, ku ekspozues të shumtë nga vendet anëtare të nismës “Ballkani Hapur” do të prezantojnë verërat e tyre.

Sipas RTS-së, pas takimit, do të mbahet një konferencë e përbashkët, por që nuk është cekur koha se kur./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img