14.2 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

Rama pyetet nëse Kurti do ta bëj Asociacionin, kjo është përgjigja e tij

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për raportet Kosovë-Serbi, Asociacionin dhe kryeministrin Albin Kurti, i cili ka qenë kundërshtuesi më i zjarrtë i Asociacionit. Rama ka thënë thënë se është kalimi i dhimbshëm nga poezia e opozitës, tek proza e qeverisjes

Duke folur për portalin Klubi i Debatit Politik (kdp.mk), kryeministri Rama është pyetur për marrëveshjen e pa firmosur Ohërit, dhe nëse sheh dritë në fund të tunelit nga kjo marrëveshje.

Rama ka thënë se ka dritë dhe në çdo hap përpara është një hap drejtë dritës.

“Unë, të them të drejtën, shoh dritë në tunelin edhe kur tuneli është komplet i mbyllur, por në rastin konkret tuneli ka dritë. Ka dritë, dhe çdo hap përpara është një hap drejt dritës. Ndërkohë që kemi kaluar shekuj, dekada, madje edhe periudha të tëra të jetës sonë ku çdo hap përpara ishte një hap drejt errësirës”, ka thënë Rama.

Rama është pyetur nëse do të zbatohet marrëveshja e Ohërit si dhe nëse do të krijohet Asociacioni.

“Tani, Asociacioni është një marrëveshje e nënshkruar dhe ka një rëndësi të veçantë për faktin se është maksimumi që Kosova mund të bëj në adresim të Serbisë, edhe pse bëhet fjalë për komunitetin serb në Kosovë. Pra, kur mendon që ky është maksimumi që Kosova duhet të bëj, atëherë është minimumi që Kosova duhet të bëj. Në sensin që deri dje, Serbia, jo Serbia, po e gjithë bota, as nuk e çonte dot nëpër mënd që Kosova mund të ishte e pavarur. Sot Kosova është e pavarur dhe Serbia që po dorëzohet përballë një realiteti që nuk e ndryshon dot. Pavarësisht që këmbëngul që të mos ndodhë, edhe vet Serbia, gjë që unë e kam dëgjuar edhe nga goja e Presidentit të Serbisë, në një konferencë shtypi që dha mbas asaj dite të gjatë të marrëveshjes, do të ndodhë, edhe unë nëse s’e firmos, keni parasysh që kjo do të ndodhë! Pra, sigurisht që Asociacioni është një çelës shumë i rëndësishëm për ta kyçur marrëveshjen”, është deklaruara Rama.

Tutje kryeministri Rama është pyetur për homologun e tij kosovar, Albin Kurtin, i cili ka qenë shumë i zëshëm në kundërshtimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Dhe nëse mendon tash se Kurti do ta zbatojë këtë pjesë të marrëveshjes?

” Është kalimi i dhimbshëm nga poezia e opozitës, tek proza e qeverisjes. Nuk është kalim i thjeshtë dhe sidomos kur poezia është shumë e zjarrtë, edhe kalimi është më i vështirë, por është diçka që iu ndodhë të gjithëve”, tha Rama ndër tjerash/PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img