8.2 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Buy now

spot_img

Rama për Procesin e Berlinit: Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj tij

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në “X”, është shprehur se e ka falenderuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz për udhëheqjen e tij, me rastin e Kongresit të SPD-së që po zhvillohet në Berlin.

Ai duke shkruar për Procesin e Berlinit, u shpreh se Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj tij.

“Me rastin e Kongresit të SPD në Berlin, falënderoj sinqerisht kancelarin Olaf Scholz për udhëheqjen e tij. Procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve tanë në Berlin. Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj këtij procesi si platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor”, shkroi tutje Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img