18 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Rama njofton projektin e ri: Rruga “Ukshin Hoti” do të bëhet me katër korsi

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se rruga “Ukshin Hoti” do të marrë shumë shpejt pamje tjetër.

Ai ka njoftuar se kanë bërë hapat e parë në realizimin e projektit për zgjërimin e kësaj rrugë në katër korsi, për autobusë, biçikleta dhe automjete.

Rama thotë se kjo do t’i ndihmojë përmirësimit të trafikut në Prishtinë.

Ky është njoftimi i plotë:

Rruga “Ukshin Hoti” në #kryeqytet shumë shpejt do të marrë pamje tjetër.

Filluam me hapat e parë në realizimin projektit për zgjerimin e kësaj rruge në katër korsi, për autobusë, bicikleta dhe automjete e cila do të ndikojë në përmirësimin e trafikut në Prishtinë.

Bashkë me drejtorët, Krenar Xh Xhaferi, Florian Dushi, Mimoza F Sylejmani, Ilirik Musliu e Doruntinë E. Maloku e pamë procesin e punës në lirimin e hapësirave publike përgjatë kësaj rruge si fazë e parë e punimeve në këtë projekt.
#prishtinapraktike????

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img