15 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Rama: Minishengeni nuk u projektua në bodrumet e ish-Jugosllavisë, Kosova të bëhet pjesë e procesit

Këtë të enjte është zhvilluar në Shkup konferenca e Minishengenit me pjesëmarrës kryeministrin Edi Rama, presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç si edhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Në fjalën e tij kryeministri Rama u shpreh se Minishengeni nuk është një nismë e projektuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë, ndërsa i bëri thirrje vendeve të tjera që t’i bashkohen.

Rama theksoi se çështjet e të shkuarës mund të zgjidhen nëse sytë janë nga e ardhmja, duke shtuar se kupton arsyen përse Kosova ende është jashtë këtij takimi, por sipas Ramës duhet të ndryshojë qëndrim dhe të bëhet pjesë e këtij procesi.

“Skemi marrë përsipër të bëjmë një karikaturë të Bashkimit Europian. S’kemi luksin të humbasim kohë sepse kemi humbur shumë. Nuk kemi parër asnjëherë se çfarë fitojmë ne nga bashkëpunimi, por kemi parë se sa keq heq tjetri nga konflikti. Kush thotë se kjo është nismë e projektuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë , jeton në një botë paralele, jeton për politikë në lëkurën e njerëzve dhe jo për rritjen e mirëqenies dhe jo forcimin e urave mes njerëzve.

Kjo është krijimi i një hapësire që jeton me parime dhe vlerat e mekanizmat e BE. Sot më e gjatë është koha e pritjes në kufi se sa është koha për të shkuar nga një vend në tjetër.  

Dua të ripërsëris se çështjet e pazgjidhura mes nesh nuk zgjidhen duke hedhur poshtë dhe mohuar potencialin e këtij bashkëpunimi. Sa më shumë ky potencial të kthehet në perspektivë ka më shumë mundësi që edhe çështjet e pazgjidhura të zgjidhen. Sot dua të ritheksoj se për Shqipërinë kjo nismë është strategjike dhe do të vazhdojmë me këmbëngulje drejt saj.

Brenda vitit të ardhshëm i gjithë sistemi i qarkullimit, jo vetëm i njerëzve, por edhe i mallrave të jetë i njehsuar me BE. Mali i Zi është bërë një problem, për çfarë mendohet, po Bosnja për çfarë mendohet? Sepse e di për çfarë mendohet Kosova dhe në këtë pikë jam në qëndrim të kundërt sepse për mua të gjitha këto vende duhet të jenë pjesë e këtij procesi.

Dëgjoj patriotët e Shqipërisë që thonë hekurudha hekurudha …cila hekurudhë …Kush do të investojë për hekurudhat nëse treni shkon nga Tirana në Shkup…Ku do të gjenden këto para… Por nëse bashku kemi fuqinë të ndërtojmë një projekt të përbashkët, i gjithë volumi i lëvizjes justifikon ndërtimin. Shqipëria jeton me turizëm, sot volumi i turizmit nga rajoni rritet në mënyrë domethënëse. Ne jemi këtu për të ardhmen dhe çështjet e të shkuarës zgjidhen shumë më lehtë nëse sytë janë nga e ardhmja”, tha Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img