3.3 C
Pristina
Thursday, December 5, 2024

Buy now

spot_img

Rama-Meta, takim kokë më kokë

Dy drejtuesit e mazhorancës, kryeministri dhe kreu i PS-së Edi Rama është duke zhvilluar një takim me kreun e kuvendit dhe të LSI-së, Ilir Meta.
Takimi mësohet se po mbahet në qendër të Tiranës. Ky është i pari takim mes dy drejtuesve të koalicioni të majtë qeverisës pas nisjes ‘zyrtarisht’ të punës nga pushimet verore. Takimi mes tyre po zhvillohet kokë më kokë dhe në qendër të diskutimeve besohet se është ecuria e koalicionit.
Në komunikimin e tij online me qytetarët kreu i ekzekutivit Edi Rama u ndal edhe në marrëdhëniet brenda koalicionit të majtë, duke zbuluar se tashmë po mendohet si do të qeveriste 4 vjeçari i ardhshëm.

“Shumë shpejt do të ulemi në tryezën e koalicionit dhe do të vendosim për projektin e 4 vjeçarit të ardhshëm. Mos harrojmë që koalicioni ka një komponent të ri siç është PDIU. Koalicioni ka shumë mbështetës, ka edhe shumë skeptikë, ka edhe kundërshtarë, por duhet parë në dy nivele. Në atë të përditshmërisë ku ka plot probleme, këtu flas jo në marrëdhëniet ndërpartiake, por administratës dhe në nivelin e qëllimit dhe objektivit afatgjatë për të reformuar Shqipërinë. Nëse në aspektin e parë ka shumë gjëra për të korrigjuar, duhet kërkuar edhe ndjesë, në nivelin tjetër koalicioni i ka bërë një shërbim vendit”, tha Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img