16.1 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Rama: Mbështesim Kosovën për Lojërat Mesdhetare 2030

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në pritjen zyrtare të anëtarëve të Komitetit Olimpik Mesdhetar, që për herë të parë zhvillojnë mbledhjen e Bordit në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, kryeministri theksoi rëndësinë e madhe të sportit për të rinjtë ndërsa shtoi se do të shtojnë disiplinat nëpër shkolla.

Kryeministri kërkoi gjithashtu edhe mbështetje për përfshirjen e Kosovës në Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.

“Ne jemi të angazhuar të mbështesim Kosovën, kandidaturën e saj për lojërat mesdhetare të vitit 2030 dhe siç u informova dhe nga presidenti i kësaj organizate, në lojërat e para olimpike që do të ndodhin nëpër vende, në Prishtinë dhe Durrës, do të jemi krenar për vendimin që është marrë. Nuk ka qenë shumë i lehtë por merrni vendime si njerëz të sportit sepse nëse do të ishit të politikës nuk do të ishte kaq e lehtë.”, shtoi kryeministri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img