15.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Rama, Macronit: Nëse ke nevojë për dikë në momente të vështira, thërrisni një shqiptar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar presidentin e Francës, Emanuel Macron, për mbështetjen që ky i fundit ia ka dhënë Shqipërisë.

Pas takimit që ka pasur me presidentin francez, Rama ka thënë se Shqipëria pret krah hapur çdo gjë që i vjen nga Franca.

Kur vije diçka nga Franca, ka thënë Rama, nuk është vetëm një çështje parash, por është çështje diturie.

Ka gjëra që po marrin formë, është ekselenca franceze që po mbërrin në Shqipëri dhe tani kemi një horizont të ri të punës së përbashkët, ku kanë nisur investime të mëdha për investimin francez për ndërtimin e dy parqeve foto voltaike të rajonit. Duam të bëjmë më shumë, jam i sigurt se do bëjmë më shumë. Do presim me krahë hapur gjithçka që vjen nga Franca. Sepse kur Franca mbërrin, nuk është vetëm një çështje parash, por njohje dhe diturie”, ka thënë Rama në konferencën e përbashkët me presidentin francez.

Kryeministri shqiptar ka njoftuar presidentin francez edhe me disa virtyte te shqiptarëve.

Ne shqiptarët nuk jemi të pasur apo të mëdhenj, por kemi aftësi, jemi besnikë, gjë që është unike. Nëse një ditë do keni nevojë për dikë për të qenë me ju në një moment vështirësie të jashtëzakonshme thërrisni një shqiptar, ai do të vijë”, është shprehur Rama./Tch/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img