19.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Rama inspekton punimet në Shëtitoren e Tushemishtit dhe Parkun e Drilonit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka inspektuar kantierin e punimeve të Shëtitores së Tushemishtit dhe Parkut të Drilonit në Pogradec.

Rama tha se në Pogradec po punohet në tre projekteve, Shëtitorja e Tushemishtit, Parkut i Drilonit dhe rruga deri në pikën doganore të Tushemishtit, ku do të shumëfishohen hapësirat në funksion të turizmit.

“Nga kantieri i transformimit të Shëtitores së Tushemishtit dhe Parkut të Drilonit në Pogradec, që shumëfishohet në 150 hektarë, e gjitha në funksion të turizmit, me 13 ura të reja, shëtitore, korsi biçikletash, 8 mijë pemë të mbjella, 5 km gjatësi të lundrueshme me varkë, 3 parkime me 550 vende për automjete, e gjitha një zonë e aksesueshme deri në Zagorçan, për të përfunduar në pikën doganore duke e kthyer portën hyrëse të qarkut Korçë, në një destinacion turistik akoma më të preferuar për vizitorët vendas e të huaj, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img