13.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Rama bën batuta me Macronin: Tani e kuptoj pse Putini kërkon të të përqafojë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama gjatë fjalës së tij në “Forumin e Paqes” në Paris, bëri disa batuta edhe me presidentit e Francës, Emmanuel Macron.

Në nisje të takimit presidenti francez Macron, tha se ky takim ku marrin pjesë disa liderë nga vende të ndryshme të botës, do të zgjasë rreth 1 orë e 15 minuta.

Kjo bëri që kryeministri Rama të thoshte se të arrish që të vendosësh afat kohor në një takmi ku marrin pjesë liderë nga Shqipëria, Afrika dhe Amerika Latine tregon zotësi, duke theksuar se kjo i jep përgjigje edhe interesit të madh që Putin kërkon ta përqafojë.

Zoti president të arrish të vendosësh një afat kohor në një panel ku marrin pjesë liderë nga Ballkani, Afrika dhe Amerika Latine, kjo është zotësi. Tani e kuptoj pse Putini kërkon të të përqafojë”, iu drejtua Rama presidentit të Francës Emmanuel Macron. /abcnews

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img