11.9 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

Rama: 92 për qind e prishtinasve janë të kënaqur me “Termokosin”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur qytetarët e kryeqytetit janë të kënaqur me punën e ngrohtores “Termokos”.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se nga një anketim i kryer nga Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik thuhet se 85% e konsumatorëve të “Termokos” kanë pasur përmirësim të dukshëm të ofrimit të shërbimeve të ngrohtores së qytetit.

“Ndërmarrjet tona gjithmonë në shërbim të qytetarëve. Një anketim i kryer nga Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik, në lidhje me shërbimet e ngrohtores ‘Termokos’, nxjerr në pah se 85% e konsumatorëve kanë pasur përmirësim të dukshëm të ofrimit të shërbimeve të ngrohtores së qytetit”.

“92% e konsumatorëve të anketuar kanë pohuar se janë të kënaqur me shërbimet teknike të ngrohtores, si dhe afro 70% e tyre pranojnë se janë të informuar mirë dhe me kohë për çdo intervenim teknik të ngrohtores”, ka thënë Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img