10.3 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Raduloviq: Kosova do të përdorë dronë ushtarakë nga SHBA-ja në veri

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës planifikon t’i blejë katër dronë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 11.9 milionë euro, për, siç thuhet “përmirësimin e kapacitetit në kryerjen e punës së inteligjencës, mbikëqyrjes dhe zbulimit”.

Eksperti ushtarak serb, Vlade Raduloviq beson se “Prishtina do t’i përdor këta dronë mbi veriun e Kosovës”.

“Prishtina nuk e fsheh që prokurimi i pajisjeve të tilla është prioritet, por gjithashtu ajo që po ndodh nuk duhet ta habisë askënd, sepse kanë kaluar tre vjet që kur filloi transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës”, thotë Raduloviq.

Ai pret që blerje të tilla të ketë edhe në të ardhmen nga fuqitë e mëdha.

“Ata do t’i përdorin këta dronë për ta kontrolluar kufirin me Serbinë. Prishtina siguron pajisje ushtarake nga SHBA-ja, Gjermania dhe Turqia, do të ketë edhe më shumë blerje të tilla në të ardhmen, mbase ata do të zgjedhin disa sisteme të blinduara anti-forcë. Kur të shohim se për çfarë dronë bëhet fjalë, do të jemi në gjendje të komentojmë më shumë, por nuk ka dyshim se ata do t’i përdorin për zbulim dhe mbledhje të informacioneve”, tha Raduloviq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img