22 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria ndau 40 milionë euro për ushtrinë, Mehaj: Le të punojmë shumë e të flasim më pak

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim për ndarjen e 40 milionë eurove për Ushtrinë e Kosovës.

Për këtë vendim të Qeverisë, reagoi ish-ministri i Mbrojtjës, Armend Mehaj i cili e cilësoi këtë si lajm të mirë.

“Lajm shumë i mirë që qeveria ka ndarë 40 milionë euro shtesë FSKs/mbrojtje. Gjërat po shkojnë sipas planit dhe qëllimet e planifikuara do arrihen”, tha ai

Postimi i plotë i tij:

Lajm shumë i mirë që qeveria ka ndarë 40 milionë euro shtesë FSKs/mbrojtje. Gjërat po shkojnë sipas planit dhe qëllimet e planifikuara do arrihen. Unë i kam hapur dyert me aleatët tanë, tani është koha ti ruani marrëdhëniet me aleatët. Ushtria e kosovës ka nevojë për 1 miliard për 3 vitet e ardhshme për mbrojtje totale. Të gjithë duhet të kontribojmë. Ne kemi një synim për të nderuar të rënët, që është integrimi në BE dhe NATO????????. Një ditë do të them të vërtetën se si i kemi arrit gjitha keto punë të mira, deri atëherë, le të punojmë shumë e të flasim më pak. I kemi borxh shumë Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img