13.6 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria merr vendim për konservimin dhe restaurimin tek kompleksi në Reçak

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar inicimin e procedurës për shpronësimin e pronës së paluajtshme për realizimin e Projektit për konservimin dhe restaurimin e shtëpisë së Kompelskit Memorial “Masakra e Reçakut”.

“Kompleksi Memorial “Masakra e Reçakut”, përfshin varrezat e martirëve, murin përkujtimor, shtatoren e William Walkerit, zyret administrative, dhe në kuadër të zonës së veçantë janë edhe dy shtëpitë ku kanë ndodhur masakrat dhe janë lënë gjurmë të kujtesës së luftës, si një nga ngjarjet më të dhimbshme për popullin tonë.
Si Qeveri jemi të përkushtuar që kompleksi të marrë formën më meritore të konzervimit dhe menaxhimit, për t’u përmirësuar kështu në mënyrë të kujdesshme, duke garantuar mbrojtjen e plotë e të mirëfilltë të kompleksit dhe shtëpive” shkruan ministri Aliu në njoftim./Indeksonline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img