16.1 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria Kurti ndan 15 milionë euro për rrymën e papaguar të serbëve të Veriut

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë mjete financiare në vlerë prej 15 milionë eurove për mbulimin e shpenzimeve për furnizim me energji elektrike në komunat veriore.

Burime brenda Ministrisë së Financave dhe Transfereve i kanë thënë Insajderit se Qeveria e Kosovës, me buxhetin e ri i cili pritet të miratohet në javët në vazhdim ka marrë vendim që t’i ndajë 15 milionë euro për energjinë elektrike të veriut të Kosovës të cilët nuk e paguajnë qytetarët e asaj pjese.

Qytetarët e këtyre komunave (Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq), nuk kanë paguar që nga mbarimi i luftës së fundit për energjinë e shpenzuar.

Që nga viti, 1999 deri në vitin 2017, faturat e shpenzuara të asaj pjese u janë faturuar qytetarëve të viseve tjera të Kosovës.Por, pas ankesave të shumta, Gjykata e Apelit, në fund të vitit 2017, kishte vendosur që kjo praktikë të pezullohet, sepse ishte joligjore.Sot, kryeministri Kurti mori vendim që tarifa për lëndën e parë që vjen në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja, të hiqet nga data 15 mars.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img