17.8 C
Pristina
Thursday, May 23, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria emëron kryesuesin e ri të bordit të KEK-ut, të vjetrin e kthen në anëtar

Qeveria ka mbajtur mbledhje gjatë ditës së diele në formë elektronike, ku është zgjedhur kryesuesi i ri i bordit të Koorporatës së Energjisë Elektrike (KEK).

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në mbledhje është votuar për përzgjedhjen e Arton Ahmetit kryetar të bordit. Ndërkaq, kryesuesi i deritanishëm, Skender Haziri, është kthyer në pozitën e anëtarit, shkruan Gazeta Insajderi.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike në të cilën ka: Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 02/58 të datës 2 shkurt 2022, për emërimin e bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës” si në vijim: 1.1. Arton Ahmeti, Kryesues; 1.3. Skender Haziri, anëtar”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Pos kësaj, në mbledhje janë miratuar edhe vendimet për shpronësimin e pronave që preken nga zgjerimi i rrugës nacionale Prizren-Prevallë dhe Doganaj-Shtërpcë.

“Miratuar vendimin për shpronësim të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: ‘’Zgjerimi i Rrugës Rajonale, R 115  Prizren Prevallë. Miratuar vendimin për shpronësim të pronave të paluajtshme të​ cilat preken nga realizimi i Projektit: ‘’Zgjerimi i Rrugës Rajonale, R 115  Doganaj-Shtërpcë’’ Zonat Kadastrale: Viqë dhe Drekoc,  Komuna Shtërpcë”, përfundon njoftimi i ZKM-së. /Insajderi.org/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img