21.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria e shkarkon anëtarin e Bordit të ShSKUK, Isuf Zekaj pas skandalit në Spitalin e Vushtrrisë

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar anëtarin e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar nga Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë, Dr. Isuf Zekaj.

ZKM përmes një komunikate për media ka njoftuar se ky vendim u mor në mbledhjen e radhës korresponduese të Qeverisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës korresponduese, në të cilën mori vendim për shkarkimin e anëtarit të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar nga Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë, Dr. Isuf Zekaj”.

Isuf Zekaj bashkë me dy kolegë të tij nga Spitali i Vushtrrisë, Ekrem Sefiu dhe Arsim Latifaj, dyshohen të kenë kryer veprën “marrje ryshfeti”, për kryerjen e operacioneve në këtë spital.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img