19.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria e paraqet si sukses të saj arritjen e lartë të pjesëtarëve të FSK-së në një garë ndërkombëtare ushtarake

Qeveria e Kosovës po vazhdon të paraqes arritjet dhe sukseset e saj brenda javës.

Është zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili në mesin e pesë arritjeve të ekzekutivit, si më të rëndësishmen e ka cilësuar fitoren e medaljes së argjendtë të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një garë ndërkombëtare ushtarake, fitore kjo e cila është arritur falë punës dhe angazhimit të pjesëtareve të FSK-së dhe jo që ka ndonjë meritë për këtë Qeveria e Kosovës.

Po ashtu, Qeveria ka përmendur edhe ekzekutimin e shtesës prej 100 euro për pensionistë, hapja e aplikimit për mbështetje për 100 euro për studentë, vendosja e gurthemelit të shkollës në Ponoshevc të Gjakovës, janë disa nga sukseset që qeveria i ka numëruar si vendime të javës së kaluar./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img