5 C
Pristina
Wednesday, December 11, 2024

Buy now

spot_img

Qebap argjentinas: Një drekë ideale kur është kaq e shijshme, ia vlen

Për një dalje në natyrë, apo nëse jeni duke bërë një piknik, nuk do të gaboni me këtë delikatesë

Një drekë e plotë dhe e shpejtë është diçka që na duhet të gjithëve.

Përbërësit:

▪ 350 g mish viçi të bluar
▪ 300 g patate
▪ 2 vezë
▪ kripë
▪ piper
▪ pak sodë buke
▪ 1 kokë qepë
▪ 5 thelpinj hudhre
▪ piper i ëmbël dhe piper djegës i grirë
▪ 4 lugë miell
▪ 100 g thërrime buke
▪ 2 lugë salcë kosi
▪ gjethe majdanozi
▪ vaj
▪ lëng limoni

Përgatitja:

Qëroni dhe zieni patatet. Kur të jenë zier e ftohim më pas e pastrojmë dhe e grijmë trashë në rende. Shtoni mishin dhe 2 të verdha veze, kripë, piper dhe pak sodë buke sa mund të kapësh me majë të një thike.

Pastroni dhe grijeni qepën, si dhe 3 thelpinj hudhër që i keni shtypur më parë. Shtoni piper të bluar. Lëreni përzierjen në frigorifer për gjysmë ore.

Me dorë ose me një lugë merrni përzierjen, formoni qebap dhe shpojini me një shkop helli. Rrahim të bardhën e vezës me pirun, qebapët i hedhim në miell, të bardhën e vezës dhe më pas në thërrimet e bukës.

Skuqini në vaj të thellë. Qebapët e skuqur i nxjerrim dhe i vendosim në një pecetë letre që të kullojnë.

Nëse nuk dëshironi, nuk keni pse t’i skuqni qebapët në vaj, janë gjithashtu të shijshëm vetëm të skuqur. Mund të bëhen edhe pa shkopinj helli.

Përgatitja e salcës:

Përzieni kosin, majonezën, majdanozin dhe hudhrën e grirë hollë ose të shtypur.

Ju bëfshin mirë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img