25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Publikohen pamje nga aksidenti ku humbi jetën 23-vjeçari në Pejë (VIDEO)

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në Qyshk të Pejës, ku humbi jetën një person.

Janë publikuar pamje të aksidentit të rëndë, ku shihet se si vetura përfundoi jashtë rrugës dhe si pasojë humbi jetën një qytetar, që ende nuk dihet nëse është shoferi apo ndonjë pasagjer.

Sipas komunikatës së Policisë, deri te aksidenti ka ardhur pasi që ngasësi i veturës duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, me të arritur në fshatin Qyshk, del nga rruga dhe ndeshet me një veturë (kombi) i cili ishte i parkuar jasht rruge duke shkaktuar aksident trafiku.

I lënduari është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor viktima (mashkull i lindur me 1999) në spital ka arritur pa shenja jete.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Ndryshe, sot në Kosovë ishte një ditë me shumë lajme të kobshme. Dy të vdekur nga kushtet e rënda natyrore, rrahje e therje mes të miturve ishin disa nga lajmet kryesore të ditës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img