21.4 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Protestuesit vizatojnë simbole nacionaliste mbi autoblindën e Policisë

Nga pamjet që vijnë nga qytetet e veriut, shihet se protestuesit serbë po qëndrojnë rreth autoblindave të Policisë së Kosovës.

Marko Jakshiq ka publikuar fotografi në Twitter ku shihet se një autoblinde të Policisë i janë vizatuar simbole nacionaliste.

Mëngjesin e së hënës , grupe qytetarësh serbë janë mbledhur para objekteve komunale në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë.

Të premten, kryetarët e këtyre tri komunave hynë për herë të parë në objektet e komunave prej që janë zgjedhur. Hyjren e tyre e mundësoi Policia e Kosovës, mes tensionesh dhe kundërshtimeve të turmave të qytetarëve që ishin mbledhur para komunave.

Aletatët perëndimorë të Kosovës dënuan “hyrjen me dhunë” të kryetarëve në komuna dhe kërkuan nga autoritetet që të tërhiqen. Qeverisë i ka reaguar edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Sot, e hënë, 29 maj, para objekteve të tri komunave veriore, përveç njësisë speciale të Policise së Kosovës, po qëndrojnë edhe trupa të shumtë të KFOR-it, të cilët kanë bllokuar depërtimin e protestuesve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img