16.6 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj drejtorit të ‘VisaMetric’

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesë në Gjykatën kompetente për caktimin e masës së sigurisë ndaj drejtorit të ‘VisaMetric’, Serdal Ozdemir.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka thënë se kanë kërkuar që Ozdemir t’i caktohet masa e paraburgimit për veprën penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”.

“Ju njoftojmë se Prokurorja e Shtetit, pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, për veprën penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”, sipas KPRK-së”, ka thënë Ulaj.

Gjykata Komerciale e Republikës së Kosovës ia kishte ndaluar kompanisë Visametric që t’ua merrte qytetarëve nga 30 euro për shërbimin postar të dërgimit të pasaportës. Edhe përkundër këtij vendimi, Visametric po vazhdonte të merrte shumën 30 euro.

Kjo, ani pse shkalla e parë dhe shkalla e dytë e kësaj gjykate kishin marr vendim që t’ia ndalonin “VisaMetric” që t’i detyrojë qytetarët të paguajnë nga 30 euro për shërbime postare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img