10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

Prokurori i Shtetit e kërkon masën e arrestit shtëpiak për Agim Ademin

Agim Ademit mund t’i shqiptohet vendimi për arrest shtëpiak, sapo të dalë nga spitali.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës mund të dalë sot nga spitali dhe atij t’i kumtohet vendimi i ri.

Informat ekskluzivisht nga Prokuroria.

“Ju njoftojme se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kerkese per caktimin e mases se arrestit shtepiak ndaj A.A., ne Gjykaten kompetente”, tha Prokuroria.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dje u vendos që Ademi të shkonte në mbajtje për 48 orë, por pas pak orësh iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe përfundoi në spital për tretman të mëtutjeshëm, ku po vazhdon të qëndojë.

Por, edhe pse u tha që ai do të qëndrojë edhe sonte në spital, lajmi i fundit është që Ademi mund të dalë sot para gjykatës.

Agim Ademi u arrestua dje nën dyshimin për veprat “Keqpërdorim i besimit” dhe “Shmangie nga Tatimi”.

Sot, në raportin e policisë u tha se Ademi dyshohet për keqpërdorim të buxhetit të Federatës së Futbollit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img