13.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Prokurori: E kemi angazhuar policinë për t’i marrë në pyetje avokatin Gashi dhe mjekët ligjorë për rastin Dehari

Prokuroria e shtetit tashmë ka ndërmarrë hapat e parë drejt hetimeve për dy mjekët ligjorë dhe avokatin të angazhuar nga familja Dehari për ekspertizën e Astrit Deharit

Prokurori i rastit, Metush Biraj, ka bërë të ditur për Express se tashmë ka autorizuar policinë e Kosovës që t’i fillojë veprimet hetimore për mjekët Besim Ymaj dhe Besim Latifaj, si dhe për avokatin e familjes ‘Dehari’, Tomë Gashin.

“Jemi në procesin e hetimit. Ne i kemi autorizuar policinë, e policia ka me ndërmarrë veprime hetuese me autorizimin tim. Ne të njëjtit do t’i dëgjojmë dhe ti marrim në pyetje”, ka thënë Biraj.

E intervistomi sipas tij, nuk pritet që të ndodhë së paku këtë javë.

“Në bazë të rrethanave nuk presim që këtë javë të fillojë intervistimi i tyre”, ka shtuar ai.
Ndërkohë që Prokuroria e Shtetit këta hapa hetimorë i ka ndërmarrë pas kërkesës së Ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha. Kjo e fundit në shkresën e saj dërguar kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezit ka thënë se  “Publikimi i raporteve nga persona jokompetentë që i referohen humbjes së jetës së Astrit Deharit dhe të tillë që dalin përtej autorizimeve ligjore, sipas pikëpamjes sonë, konsiderojmë se bien ndesh me dispozitat e legjislacionit në fuqi dhe për më tepër, janë në kundërshtim me dispozitat e caktuara të Kodit Penal që i referohen detyrës zyrtare, përkatësisht keqpërdorimit të detyrës zyrtare, duke hartuar dhe më pas edhe publikuar raporte të tilla, e duke mos qenë të autorizuar paraprakisht për një gjë të tillë”, thuhet në shkresën e Ministres Hoxha.

Prokuroria e shtetit po ashtu thotë se është duke i vazhduar hetimet lidhur me vdekjen e Astrit Deharit.

“Hetimet lidhur me rastin Dehari janë dukë vazhduar. Jemi në fazën e hetimeve. Ende nuk kemi asnjë indikacion që do ta tregojë mbylljen formale të hetimeve. Nuk kemi më indikacione se ndaj ndokujt do të ngrisim kallëzim penal”, ka bërë të ditur prokurori Biraj.

Astrit Dehari, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, vdiq në dhomën e tij në qendrën e paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor të këtij viti.

Ai ishte njëri nga të dyshuarit për sulm me granatë dore ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në fillim të gushtit të vitit 2016./GazetaExpress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img