15 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Profesori serb: Serbia kapitulloi më 1999, me Marrëveshjen e Brukselit më 2013 Kosovën e njohëm edhe formalisht

Në një debat televiziv në Serbi në “Nova”, profesori universitar Ognjen Radonjiq, teksa po debatonte me ish-kryenegociatorin e palës serbe në dialogun teknik Kosovë-Serbi, Borko Stefanvoiq dhe me liderin e partisë Nova DSS, Millosh Jovanoviq, pati shumë çka për të thënë rreth “çështjes së Kosovës”,

S’ka “çështje” të Kosovës, tha ai, në rend të parë. “Ajo është zgjidhur. Kemi kapitulluar më 1999 dhe formalisht e kemi njohur rendin ligjor të Kosovës me Marrëveshjen e Brukselit”.

“Pra, kjo tashmë ka ndodhur që kohë, dhe kjo pjesa tjetër që po ndodh tash është thjesht rrumbullakësim i pozicionin ndërkombëtar të Kosovës. Ne jemi një bretkosë që është gatuar që moti, dhe këtë ne s’e kemi vërejtur”, ka thënë ai.

“Vuçiq nuk do të mund të kishte ardhur në pushtet pa mbështetjen e Perëndimit dhe koha ka ardhur të përmbush atë çfarë u ka premtuar”, shtoi profesori serb.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img