20.3 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

Privatizimi i kompleksit “Partizani”, të hënën seanca gjyqësore për Malltezin dhe Bektashin

Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi do të dalin të hënën para gjykatës për verifikimin e masës së sigurisë.

Burime për Top Channel konfirmojnë se seanca pritet të mbahet në orën 13:30 në kryeqytet.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, u arrestua një natë më parë në aeroportin e Rinasit, pasi ndaj tij rëndojnë akuzat e “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhjen me privatizimin e ish klubit sportiv partizani.

Ndërkohë SPAK ka caktuar masën “detyrim paraqitje” edhe për ndërtuesin Fatmir Bektashi, i cili ka shfrytëzuar territoret sportive për kryerje ndërtimesh dhe nëpërmjet shoqërisë “Homeplan” sh.p.k. i ka siguruar Malltezit dhënien e përfitimeve të paligjshme në vlerën 5.4 mln euro duke duke i paraqitur ato si të ardhura te ligjshme nga biznesi.

“Detyrim paraqitje” është vendosur edhe për Sali Berishën, por ende nuk ka një datë për seancën ndaj tij./TCH/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img