14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Prishtinë: I riu e godet policin që e urdhëroi të ndalet dhe ikë, gjendet e braktisur vetura e tij

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në rrugën “Rasim Kiçina” në Prishtinë, ku një polic është goditur me veturë nga një person, i cili nuk zbatoi urdhrat e Policisë për t’u ndalur.

Sinjali mëson se derisa policia po patrullonte, i ka dhënë shenjë të dyshuarit që ta ndalej për kontroll, por i njëjti i ka shpërfillur urdhrat dhe ka ikur në një drejtim të panjohur.

Kjo ka bërë që Polici të vihet në ndjekje të tij, por nuk kanë arritur ta kapin. Pas kontrolleve që kanë kryer, në afërsi të një shkolle, është gjetur vetura, të cilën shoferi e ka braktisur.

Zyrtarët policorë kanë kryer kontrollet e nevojshme në vendin e ngjarjes, ndërkohë që lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Me vendim të tij, kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtare” dhe ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për identifikimin e të dyshuarit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img