25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Prishtinë: Gjuajti me kallashnikov tre persona dhe hodhi armën në shportë mbeturinash, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një burrë nën dyshimin se kishte hedhur në një shportë mbeturinash një armë zjarri AK-47 në Prishtinë.

Me këtë armë dyshohet se kishte shtënë në drejtim të një veture në të cilën ndodheshin tre persona.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës arma është konfiskuar me 27-fishekë, ndërsa vetura e dëmtuar është sekuestruar për ekzaminim.

Viktimat që ishin në veturë në momentin që është shtënë në drejtim të saj janë paraqitur në stacionin policor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

“Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë 14.05.2023-18:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti kishte hedhur në një shportë mbeturinash një armë zjarri AK-47, me të cilën dyshohet se kishte shtënë në drejtim të një veture në të cilën ndodheshin tre persona. Njësitet policore kanë konfiskuar armën dhe 27-fishekë, ndërsa vetura e dëmtuar është sekuestruar për ekzaminim. Në stacionin policor janë paraqitur tre viktimat meshkuj kosovarë të cilët dyshohet se kanë qenë në veturë në momentin kur është shtënë në drejtim të veturës. Me vendim të prokurorit janë inicuar rastet e lartcekura ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img