11.7 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

Buy now

spot_img

Prishtina fiton bindshëm ndaj Ferronikelit, Dukagjini mposhtet nga Malisheva

Prishtina ka arritur fitore bindëse kundër KF Feronikeli 1974 me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë të Super Ligës së Kosovës. Fitore të rëndësishme ka arritur edhe Malisheva në udhëtim në Klinë ku mposhti Dukagjinin me rezultat 0-1 

Ka filluar Super Liga e Kosovës me dy ndeshjet e para që janë zhvilluar me të filluar ora 17:00. Prishtina mposhti të promovuarit në Superligë, KF Feronikeli 74, kurse Malisheva mposhti si mysafirë Dukagjinin.

FC Prishtina – KF Feronikeli 74 3-1 

FC Prishtina e ka nisur shumë mirë edicionin e ri të Superligës pasi që shënoi fitore me rezultat bindës 3-1 kundër KF Feronikelit 74 në stadiumin e Hajvalisë. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-0 për Prishtinën ku golin e vetëm e shënoi Egzon Sinani. Në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola të tjerë. Hasan Hyseni shënoi për 2-0 për Prishtinën në minutën e 60 derisa nëntë minuta më vonë në listën e realizatorëve u shënua edhe Blesa. Golin e vetëm për skuadrën nga Drenasi e shënoi Fiton Hajdari në minutën e 85-të. Me këtë fitore Prishtina është në vendin e parë me tri pikë. Prishtina në ndeshjen e ardhshme luan në udhëtim kundër Gjilanit. 

Dukagjini – Malisheva 0-1 

Malisheva ka arritur një fitore të madhe në udhëtim kundër Dukagjinit të Klinës, skuadër kjo që arriti të kualifikohej në xhiron e dytë të Ligës së Konferencës në Europë ku u eliminua nga Rijeka. Edhe pse Dukagjini dominoi ndeshjen Malisheva arriti që ta fitojë atë. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat baraz, 0-0. Me të filluar pjesa e dytë, Arlind Veliu arriti që të përfitojë nga një gabim i mbrojtjes së Dukagjinit për të shënuar gol në minutën e 48-të, gol që i dha tri pikë Malishevës që tash është në vendin e dytë më 3 pikë, aq sa ka Prishtina në të parin. Malisheva në ndeshjen e dytë e pret Fushë Kosovën në shtëpi kurse Dukagjini shkon në Podujevë për të luajtur kundër Llapit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img