10.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

Prishtina bën kërkesë zyrtare në FFK që Mervan Bejtullahu mos t’i referojë më

FC Prishtina ka bërë kërkesë zyrtare në Federatën e Futbollit të Kosovës, që gjyqtari Merban Bejtullahu është i “padëshiruar” në ndarjen e drejtësisë në ndeshjet e klubit nga kryeqyteti.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare në klubit bardhekaltër në Facebook.

“Po ashtu, do të ndërmarrim të gjitha masat që me videoinçizime përcjellëse ta njoftojmë edhe UEFA-n edhe FIFA-n për gabimet e marra në dëm të ekipit tonë nga ky gjyqtar që njëherësh bartë edhe stemën e FIFA-s”, thuhet ndër të tjera në reagimin e klubit.

Arsyet e marrjes së këtij vendimi, sipas komunikatës zyrtare “janë të shumta dhe që nga fillimi i këtij edicioni e deri te ndeshja e fundit me Llapin kur anulohet goli i rregullt”.

Në anën tjetër, nuk ka pasur ndonjë reagim nga FFK-ja lidhur me këtë rast. Prishtina gjendet në vendin e katërt në tabelën e Superligës, me 42 pikë të grumbulluara dhe gjendet në finale të Kupës së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img